Rozë

Luana Vjollca ‘djeg’ për Vitin e Ri – foto

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 01 January 2020

Bukuroshja 29-vjeçare nga Tirana ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, kjo nuk e ndalon atë që të bëjë paraqitje ‘djegëse’ në rrjetet sociale, ku së fundi ka postuar foto nga nata më e hareshme e vitit.

Modeli i njohur shfaqet në ngjyra tërheqëse, me dekolte të thellë që tregon gjoksin e bujshëm.

-Advertisement-

Luana Vjollca në muzikë u rikthye në vitin 2013 me këngën “Tërbohu”, e pas saj në vitin 2014 me baladën e shoqëruar me videoklip të titulluar “Askush s`do ta besojë”. Më pas bashkëpunoi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar me videoklip.

Të tjera projekte muzikore janë “E jemja” e publikuar në mars të 2015-ës dhe 4 muaj më vonë erdhi bashkëpunimi me Getoarin. Kënga ishte “Tirana Lifestyle”.

Në vitin 2016 publikoi dy projekte muzikore në të cilat erdhi vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, me dallimin se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.

Hiti i saj i fundit ‘Vetëm ty’, publikuar në vitin 2018, ka marrë mbi 8.5 milionë klikime në You Tube,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera