Rozë

Luana Vjollca dhe Blerina Kllokoqi-Rugova kalojnë iftarin e parë me “një nënë heroinë”

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 17 May 2018

Ditën e djeshme ka filluar muaji i madhërishëm i Ramazanit, i cili do të zgjas për 30 ditë.

Shumë yje kanë uruar me këtë rast qytetarët që do të agjërojnë gjatë këtyre ditëve.

E natën e parë të Ramazanit, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur ta kalojë në gjirin e një familje ferizajase.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila së bashku me Blerina Kllokoqi-Rugovën, ka shtruar një iftar për njëp familje në nevojë.

“Sot vendosa ta festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me Blerina Kllokoqi Rugovën dhe Gent Toskën në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes time. 1 nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ia dal e vetme me 3 fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!!

Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë!! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni SOT! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është SHUME. Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, ka shkruar Luana.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme të modës dhe spektakleve. /Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera