Lajme

Luana Rama: U bë siç kërkonte LSI-ja…me vonesë, por më mirë se kurrë!!!

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 22 May 2017

Luan Rama thotë se marrëveshja Rama-Basha u arrit pas presionit të LSI-së dhe ndërkombëtarëve dhe se prania e opozitës në zgjedhje ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e LSI-së. “Qeveria e re me Edi Ramën kryeministër është qeveria e besimit që kërkoi LSI, theksoi ai. “Po bëhen të gjitha ato që kërkoi LSI; qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën: po bëhen me vonesë, por më mirë vonë se kurrë”, u shpreh Rama.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar marrëveshjen politike mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Referuar gjashtë ministrive që tashmë do të drejtohen nga opozita me emra të propozuar prej saj, Luan Rama la të kuptohet se është i lumtur që u plotësua kërkesa e LSI-së, për qeveri besimi. Këtu ai i referohet faktit që opozita po i beson qeverisë me kryeministër Edi Rama, element në marrëveshje që përbëri kthesën e madhe të opozitës që u tërhoq nga kërkesa për largimin nga pushteti të Ramës kryeminsitër.

-Advertisement-

“Padyshim për sa kohë sa kënaq interesat dhe ambiciet e opozitës, është qeveri besimi se ne kërkonim që qeveria të kishte besimin e opozitës. Ne jemi të kenaqur qe opozita ka besim te qeveria me kryeminister zotin Rama.

Ne na vjen mirë që opozita pranoi të vijë në zgjedhje, sepse zgjedhjet do ktheheshin në aventurë duke u bërë pa opozitën. Sot s’ka më mazhorancë dhe opozitë jemi të gjithë njësoj. LSI do ta shfrytëzojë maksimalisht besimin e qytetarëve për të dalë forcë e pare dhe të tjerët do vijnë pas nesh”, tha Luan Rama.

Deklaratën Luan Rama e bëri pas mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve, i cili bëri konstatimin e dorëheqjes së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba. Opozita ka propozuar si kryetar të ri të KQZ-së, Klement Zgurin, që aktualisht është anëtar i komisionit.

Këto poste i jepen opozitës në sajë të marrëveshjes që Basha arriti me Ramën në 18 maj, duke i dhënë fund protestës 3 mujore të saj, dhe duke u future në zgjedhje, bashkë me aleatët e djathtë. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera