Lajme

Luan Rama-kryeministrit: Pse kërkove edhe këto 6 muaj koalicion me LSI-në?

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 07 June 2017

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar pas një deklarate të bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se “koalicioni me Metën ishte pengmarrje”.

Luan Rama ka vijuar duke thënë se nëse ishte pengmarrje, pse Rama kërkoi edhe gjashtë muajt e fundit të bënte sërish koalicion me LSI-në?

Statusi i plotë i Luan Ramës në “Facebook”:

-Advertisement-

“Nuk dua ta besoj si të thënë nga Edi Rama që “…koalicioni me Metën ishte pengmarrje!”
Sepse, nëse paska qenë kështu, d.m.th i pengmarrë nga LSI-ja, përse kërkoi edhe këto gjashtë muajt e fundit të bënte sërish koalicion me LSI-në?…
Apo ngaqë i lezetoi “pengmarrja?”.
Çfarë thotë Çajupi tek “Klubi i Selanikut?”:
“- Të paskan lënë mëntë more beu ynë!”
Dhe kush mund të thotë që nuk ka të drejtë Çajupi!…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera