Lajme

Luan Rama akuza të forta Haki Çakos: I kapur nga kartelet e drogës

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 09 June 2017

Administratori i njësisë nr.2 Elez Gjoza doli sot në një konferencë për shtyp sëbashku me nënkryetarin e LSI-së, nga e cila lëshuan një serë akuzash ndaj Policisë së Tiranës.

Ai tha se policia ka mashtruar për kallëzimin ndaj tij. Sipas Gjozës, rasti për të cilin flet Policia e Shtetit është i para vitit 2013.

Ndërkohë, Luan Rama ka akuzuar fort kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako duke e cilësuar is të marrë peng nga kartelet e drogës.

-Advertisement-

“I kërkoj ministrit të Brendshëm që të vejë në linjat e zbatimit të ligjit drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës. Nëse nuk është në gjendje të vëjë rregull, le të japë dorëheqjen.

I kërkoj zv.kryeministres që të analizojë rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sepse është në dorë të kartelit të drogës dhe po e përdor për të goditur padrejtësisht kundërshtarët politikë dhe po vë nën presion qytetarët.

Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e së ardhmes. Ta harrojë çdokush që mund të tremben simpatizantët e LSI-së, ata janë terrorizuar dhe janë nën panik, por kjo është në të keqën e tyre”., – tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera