Lajme

Luan Krasniqi emërohet ambasador i organizatës SOS-Kinderdorf

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 30 June 2017

Javën që shkoi në Berlin ish boksieri profesionist me një karrierë mbresëlënëse sportive në arenën ndërkombëtare Luan Krasniqi, fitues i medaljes olimpike, kampion i shumëfishtë europian dhe pretendues për titullin e kampionit të botës në vitin 2005, është emëruar ambasador i SOS-katundit për fëmijë SOS-Kinderdorf.

Ishte vetë kryetari i kryesisë së kësaj organizate të pavarur dhe mbikonfesionale, Wilfried Vyslozil që ia dorëzoi certifikatën e emërimit ambasador sportistit shqiptar me shtetësi gjermane.“Gëzohem shumë që Luan Krasniqi, prej më shumë se dhjetë vitesh na ndihmon që fëmijëve tu japin guxim për të ëndërruar” tha ndër të tjera kryetari Vyslozil, duke vënë dukje më tej se Krasniqi ka ndihmuar dhe ndihmon edhe tani të rinjtë gjermanë në orientimin e tyre profesional. Luan Krasniqi punon që prej vitit 2006 për organizatën humanitare “SOS Kinderdorf”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera