Sport

Luajti 2 vite me Messi-n, por ish-lojtari i Barcelonës mendon ndryshe: Ronaldinho ishte më i mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 14 October 2020

Gerard Deulofeu ka thënë se Ronaldinho është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe më i mirë se Lionel Messi.

Sulmuesi i Watfordit që është në huazim te Udinese, ka zhvilluar 23 ndeshje në Camp Nou, ndërsa ka përshkruar argjentinasin si një lojtar fantastik.
“Për mua, Ronaldinho është lojtari më i mirë në histori të futbollit. E kam takuar atë. Shkova të shikoja një ndeshje në Camp Nou dhe isha ulur afër tij. Ishte një eksperiencë fantastike”, ka thënë Deulofeu për Marcan.

Sulmuesi spanjoll kaloi te skuadra angleze nga Barcelona në vitin 2018 për shumën e 12.5 milionë euro. Skuadra katalanase kishte shumë shpresë tek ai, mirëpo që nuk arriti pritshmëritë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera