LSI vë në rrezik PS e PD në Gjirokastër
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 19 June 2017
Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate nga pesë në Gjirokastër në vitin 2013, duke marrë pothuajse dy herë më shumë vota se sa Partia Demokratike.
Skema duket paksa më e komplikuar këto zgjedhje me ngritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë Gjirokastër.
Qarku i Gjirokastrës ka votuar në përgjithësi majtas, duke i dhënë më shumë mandate Partisë Socialiste se sa Partisë Demokratike. Më 2009, PS arriti të marrë tre mandate ndërsa PD mori dy. Më 2013, PD humbi rreth 6 mijë vota në krahasim me katër vjet më herët ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë gati 10 mijë vota më shumë duke siguruar një mandat. Vetë PS mori më 2013 edhe më shumë vota se sa më 2009, por këto vota shtesë nuk i hynë në punë për asgjë. Për rrjedhojë, Partia Demokratike ra
në një mandat të cilin e mori LSI.
Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partisë Demokratike i duhet pak më shumë sforco se sa më 2013 për të rikapur një mandat të dytë në dëm të Partisë Socialiste ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim i duhen pak më tepër vota nga sa mori më 2013 për të qenë e sigurt në ruajtjen e mandatit të vet.
Në tërësi, situata në këtë qark është shumë e paparashikueshme pasi numrit relativisht të vogël të votave të banorëve të qarkut i shtohen votat e emigrantëve që kthehen për të votuar, zakonisht të organizuar nga partitë politike. Më 2009 rreth 54 mijë vota u hodhën në Qarkun Gjirokastër ndërsa më 2013 votat u rritën në 60 mijë. Një pjesë e konsiderueshme e shtesës në vota erdhi si pasojë e kthimit në një masë më të madhe të emigrantëve për të votuar. Numri i votave të tilla përcaktohet nga niveli i organizimit të partive në këtë drejtim.
Një rol pritet të luajë në qark sjellja e minoritetit grek, votuesi i së cilës është ndarë efektivisht mes LSI-së, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. PBDNJ garon aktualisht djathtas, por nuk ka një pretendent për deputet në qark ndërsa pati garuar në koalicionin e majtë më 2013. Ajo ka marrë afro 2600 vota më 2009 dhe 1900 vota më 2013. Në të dyja rastet kjo parti pati garuar majtas. Në rast se këto vota ndryshojnë krah dhe i kalojnë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, atëherë socialistët mund ta humbasin mandatin e tretë. Por nuk është e sigurt se diçka e tillë do të ndodhë. Vetë kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule garon në vend të sigurt në listat e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë.
Partia Demokratike garon në vend të dytë në qarkun Gjirokastër, Roland Bejkon, një pedagog me karrierë të gjatë si drejtues i Partisë Demokratike në këtë zonë. Përballë tij, në vend të tretë në listën e socialistëve gjendet mjeku okulist Flamur Golemi, aktualisht kryetar i Partisë Socialiste për bashkinë Gjirokastër.
LSI garon me deputetin e vet Vangjel Tavo, me profesion mjek, deputet jetëgjatë që nga viti 1997 dhe ish-ministër i Shëndetësisë.
LSI pretendon jo thjeshtë një mandat deputeti në këtë qark, pasi që nga viti 2015 kontrollon Bashkinë e Gjirokastrës, më e madhja në këtë qark për nga numri i votuesve, ndërsa rezultoi forcë e parë në bashkinë Dropull më 2015.
Por nëse kjo parti arrin të grumbullojë vota për, fjala vjen, një deputet e gjysmë, suksesi i saj mund t’i prishë punë PD-së ose PS-së, në varësi të faktit se nga cili krah gërryen më shumë vota./ BIRN
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...