Lajme

LSI i përgjigjet Ruçit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 16 June 2017
“Unë po paralajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë se nuk do të ketë dekret as për ministër, as për kryeministër. Dekretet do të vijnë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor”, thonte Meta më 13 qershor.
“Nëse ka këto mend, le të mos e bëjë betimin. E vërtetë që i ka provuar të gjitha: deputet, ministër, kryeministër, kryetar Parlamenti dhe President. Asnjë burrë tjetër nuk i ka provuar, por do të jetë Presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe firma e parë do të jetë firma e Gramoz Ruçit”, përgjigjej Ruçi.

Kërcënimit të Ruçit i është përgjigjur sot nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili ka sqaruar dhe një herë deklaratën e fortë të Presidentit të zgjedhur.

“Nuk do të dekretojë asnjë kryeministër e ministër që del nga zgjedhje të vjedhura. Prandaj nuk e kuptoj se çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim, që është në mbrojtje të legjitimitetit dhe standardeve të zgjedhjeve”, deklaroi Luan Rama.

Por, kush e vendos se zgjedhjet janë të lira?

-Advertisement-

“Ka standarde të përcaktuara nga OSBE-ODIHR. Janë standarde ndërkombëtare dhe natyrisht që qytetarët shqiptarë që janë pjesë e gjithë kësaj hapësire globale dinë, lexojnë, kuptojnë, ndjejnë, kanë dhe detyrimin të kontribuojnë për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Luan Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera