Lajme

LSI kallëzim komisionerëve që hodhën vota fiktive për PD, PS dhe PDIU në Bulqizë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 14 July 2017

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit, Përparim Spahiu nuk i ka lënë thjesht me qëndrim publik akuzat e ngritura për shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Ai i është drejtuar me një kallëzim në Prokurorinë e Dibrës, me akuzat e ngritura ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe PDIU-së. Sipas Spahiut, i cili mban edhe postin e sekretarit politik në LSI, komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtuar rreth 70 vota për PS-në, PD-në dhe PDIU-ne.

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përvec se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, apo e blerjes së komisionerëve”, shkruan deputeti i LSI-së në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ai e ka referuar kallëzimin për veprat penale “falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultatit zgjedhor” si dhe për veprën “votimi më shumë se një herë dhe pa u identifikuar”, që rrjedhimisht përshkruajnë edhe skemën e përdorur nga komisionerët për të cuar vota fiktive për tre forcat politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera