Lajme

LSI jep alarmin: Po blihen votat në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 24 June 2017

Kandidati i LSI-së për Tiranën , Ralf Gjoni ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të policisë pasi po konstatohen sipas tij raste të blerjes së votave në Njësinë administrative numër 3 në Tiranë.

Deklarata e Gjonit

“Vini Re – Vini Re! Kujdes qytetarë të Njësisë 3 në Tiranë. Mos bini pre e shantazhit apo tentativave për blerje të votës tuaj nga horrat që i shërbejnë Rilindjes. Vota juaj është vetëm e juaja dhe e lirë të shkojë atje ku doni ju të Dielën. Ju bëj thirrje të mos e shisni votën e të dokumentoni çdo tentativë për ta blerë atë. I bëj thirrje policisë të monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj. Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta. Terri i Rilindjes nuk e tremb dot votën tuaj dhe nuk e zmbraps dot fuqinë e LSI, e cila do mbrojë çdo votë tuajën me çdo formë. Për çdo rast kemi informuar autoritetet kompentente, Misionin e ODIHR si dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Edhe pak orë na ndajnë nga 1 milion shuplakat që do i japin fund një herë e mirë arrogancës banditeske që po mban peng të ardhmen tonë”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera