Lajme

LSDM jep alarmin: Nuk ka rroga për të punësuarit në administratë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 12 May 2017

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë i ka bërë thirrje kreut të shtetit, Gjorge Ivanov që të zhbllokojë proceset demokratike, pasi Maqedonia po përballet me probeleme të cilat janë në dëm qytetarëve dhe tërë sistemit shtetëror.

“Bllokada e tillë do të kulminojë të hënën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave dhe të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime.

Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë.

-Advertisement-

Për atë, është e nevojshme që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të merr institucione funksionale”, thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera