Lajme

LSDM: Dënimi i shqiptuar për kryetarët e komunave, dëshmi për krimin e OBRM-PDUKM-së

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 20 August 2017

Nga LSDM shprehen se vendimet e gjykatave kundër kryetarëve të komunave të OBRM-PDUKM, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov janë dëshmitë e para institucionale për qeverisjen kriminale, të korruptuar për dekadë të tërë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘OBRM-PDUKM tanimë ka dy kryetarë komunash që janë shpallur fajtor për punë të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme, ndërsa një kryetar tjetër, Vlladimir Talevski është i akuzuari kryesor në rastin e SPS-së për krim financiar, të rëndë 360.000 euro, para të qytetarëve. Pas kësaj, logjikisht shtrohet pyetja edhe sa kryetarë komunash kriminelë ka nga rradhët e OBRM-PDUKM-së?’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qytetarët i njohën politikat kriminale të OBRM-PDUKM-së dhe për këtë arsye i dënuan në nivel qendror dhe tani do t’i dënojnë edhe në zgjedhjet lokale. Të gjithë kryetarët që kanë vjedhur, shantazhuar, dhe janë pasuruar në llogari të qytetarëve të varfër do të duhet të mbajnë përgjegjësi politike, por edhe ligjore për veprat e tyre, përfundon kumtesa e LSDM./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera