Lifestyle

Lozni dhe realizoni fantazitë me më shumë aksion në shtrat

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 23 August 2017

Secila femër do të duhej të dinte sesi ta “detyrojë“ partnerin e vet që të “vrapojë“ pas saj. Kjo është e thjeshtë, ndërkaq jeta juaj seksuale do të bëhet edhe më e bujshme.

Bëhuni çapkëne, kënaqeni partnerin tuaj në shtrat dhe me këto tre truqe do të bëheni ‘shefja’ në jetën e tij. Këto veprime i duan poashtu edhe damat, prandaj kënaqësia do të jetë e dyanshme.

Puthjet

-Advertisement-

Kur bëni dashuri, e ju jeni në pozitën “lartë”, bëjeni këtë truk që të arrini kënaqësinë maksimale: mbërtheni partnerin me këmbë, ashtuqë thembrat tuaja të jenë në nivel me ijët e tij, kurse gjinjtë shtypni tek gjunjët. Butësisht lëvizni vithet në këtë pozitë.

Do të keni kontroll të plotë të lëvizjeve dhe këndeve; lehtë mund të lëvizni trupin që të dy të përjetoni një orgazëm të fuqishme. Kjo pozitë është atraktive, sepse mund ta shikoni partnerin, por edhe keni përcjellje të ‘tërë situatës’,  transmeton Telegrafi

Pse do t’i pëlqente atij: Meshkujt mendojnë që të bësh dashuri kur ajo është lartë është jashtëzakonisht erotike dhe kanë ndjenjën që janë aktorë të ndonjë filmi pornografik, e me këto ‘shtesa’ përshtypja është edhe më e fuqishme.
Ajo duket shumë e fortë dhe sikur femra di se çfarë bën, e meshkujt në krevat duan mu kësi ‘macesh’.

Prekjet zgjojnë tërë trupin

Kur të lëshoheni më poshtë kah partneri huaj, prekeni me thonj kah ijët, vithet dhe tek barku i poshtëm. Në fillim ikni prekjeve të befasishme dhe të tepërta, mirëpo kur ‘gjërat të lëvizin’ bëhuni sa më të afërt.

Femrat zakonisht frikohen që të mos e lëndojnë partnerin me thonjtë e tyre, mirëpo ato janë me të vërtetë një armë e fuqishme gjatë seksit, të cilën duhet të mësoni se si ta përdorni për kënaqësi të dyanshme.

Pse do t’i pëlqente atij: Kur i ofroheni organit të tij gjenital, ai duhet të ketë besim të parezervë tek ju. Ajo e bën situatën më pak të rrezikshme dhe njëkohësisht ngacmuese, dhe për këtë meshkujt e duan.

Lidhja horizontale

Shtrihuni mbi partnerin ashtuqë fytyra të jetë në jastëk nën kokën e tij. Kjo pozitë ju mundëson që të gjitha pjesët e trupit t’ju preken. Këmbët tuaja të jenë të bashkuara tërësisht. Kapeni atë për duar dhe zhvendosjani duart mbi kokë.

Këmbët e bashkuara lënë një përshtypje krejtësisht tjetër, sesa kur ato i keni të hapura. Bëjini disa ushtrime të ngjashme me ushtrimet Kegel, dhe në këtë mënyrë do të ‘shastisni’ partnerin. Kjo pozitë mundëson intimitet dhe afërsi të plotë.

Pse do t’i pëlqente atij: Meshkujt mendojnë që kjo është një top teknikë. Të përkujton në sandviç dhe kur ai e ndjen tërë fuqinë e femrës e cila është lëshuar rreth tij, shanset janë shumë të vogla që ai t’i shmanget kënaqësisë së plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera