Sport

Lovren dënohet nga UEFA pas komenteve fyese ndaj Ramosit-Video

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 11 January 2019

Dejan Lovren është dënuar me një ndeshje nga UEFA për komentet e tij të bëra në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në vitin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi kroat i Liverpoolit publikoi një video në Instagram, ku bën komente të rënda ndaj Ramosit.

“Spanjollët janë një tufë femrash. I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë”, kishte thënë kroati për Ramosin.

-Advertisement-

Pra Lovren do të mungojë për Kroacinë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit më 21 mars në kuadër të kualifikimeve EURO 2020, pas dënimit që mori sot nga UEFA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera