Rozë

Louis Vuitton, eleganca që takon sportiven

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 05 October 2017

Mëndafsh, atlete dhe kombinime të tjera të çuditshme në koleksionin praneverë/verë 2018 të Louis Vuitton, aty ku eleganca takoi sportiven.

Ngjyrat e bukura e të qeta ishin preferenca e stilistit Nicolas Ghesquiere, i cili i dha veshjes së rrugës tone mbretërore. Palltot e hijshme e të mbushura me qendisma ishin kombinuar me pantallona të mëndafshta e këpucë atletike. Këmishat me mëngë të fryra vinin me një bluzë sport përsipër, ndërsa pamjen e kompletonin në fund çantat klasike të markës së famshme.

Koleksioni luan sa me idenë e “vintage”, ashtu dhe atë të futurizmit. Kjo u pa qartë në ndërthurjen e palltove të stilit të shekullit XVIII me pantallona prej materiali plastike. Edhe vetë pasarela ishte vendosur në Muzeun e Luvrit, ku modelet i prezantuan veshjet e tyre joshëse në një ish-fortesë mesjetare.

-Advertisement-

Spektakli ishte deri diku një studim i anakronizmit. Në fund të fundit, Ghesquiere e pranoi se kishte kërkuar të eksploronte mënyrën sesi rrobat e përdorura në të shkuarën mund të bëheshin pjesë e garderobës së ditëve tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera