Lajme

Los Angeles, trupi i gjetur dyshohet të jetë i Adea Shabanit

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 28 March 2018

Hetuesit në Los Angeles po e kërkonin aktoren Adea Shabani e cila u zhduk muajin e kaluar nga apartamenti i saj në Hollyëood, kanë gjetur një trup që besojnë që është i saji.

Ata e gjetën trupin afër 640 kilometra në një zonë të shkretë të Kalifornisë Veriore, ka thënë policia.
25 vjeçarja mungonte që nga data 23 shkurt, kur kamera e sigurimit në ndërtesën ku ajo banonte, e kishte kapur duke dalë me të dashurin e saj bashkë me një valixhe.

Familja dhe miqtë e saj nuk kanë dëgjuar më kurrë nga ajo, duke bërë që policia të fillojë një hetim të zgjeruar nga Los Angeles e deri në Malet Sierra në Colorado.

-Advertisement-

Kërkimi mbaroi të martën, kur hetuesit gjetën të mbeturat e një personi në një gropë të cekët në Qarkun e Nevadës, afër 32 kilometra prej Sakramentos.

Përderisa zyra e mjekut ligjor ende nuk e ka identifikuar trupin, policia beson që trupi është i Adea Shabanit, ka thënë kapiteni Ëilliam P. Hayes i Departamentit të Policisë në një konferencë për shtyp të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera