Los Angeles Galaxy nderon David Beckham, e përjetëson me një statujë

Autori: Gazeta inFokus
07:16 | 04 March 2019
Për herë të parë në historinë e MLS-së, një lojtar do të ketë statujën e tij. Kampioni në fjalë është David Beckham, të cilin Los Angeles Galaxy e nderoi me një skulpturë të bronztë, për pesë vitet e kaluara në formacionin kalifornian.
Statuja e Beckhamit u zbulua në hyrje të stadiumit “Dignity Health Sports Park”, në prag të ndeshjes së parë zyrtare të sezonit të ri, mes Los Angeles Galaxy dhe Chicago Fires, e cila u fitua nga vendasit 2-1, falë një goli të shënuar nga Zlatan Ibrahimoviç.
Gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës, morën pjesë në nder të Beckhamit edhe ish bashkëlojtari i tij te Galaxy, irlandezi Robbie Keane, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe reperi i SHBA Snoop Dogg.
“Galaxy është një skuadër tepër speciale për mua”, -tha Beckham. “Të isha pjesë e historisë së saj është një privilegj për të cilin ndihem krenar. Të marr këtë njohje është një nder i madh për mua dhe do t’i jem gjithnjë jashtëzakonisht mirënjohës për mënyrën se si më kanë pritur dhe për atë që klubi, tifozët dhe qyteti i Los Anxhelosit më dhanë mua dhe familjes sime, që nga momenti i parë që arritëm. Jemi ndjerë si në shtëpi”.

Të tjera
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...
-
Pritje deri në një orë te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Dona...
-
Mërgimtarët po presin 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në...
-
Shkarkoi në det mbeturinat e skafit në Dhërmi, gjobitet drejtuesi i mjetit
Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Deta...