Sport

Loris Karius i pandreqshëm, tjetër gafë në repertorin tij (pamjet)

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 20 September 2019

Loris Karius është i pandreqshëm, nuk i shmang dot gafat e rënda, si ato në finalen e Championsit të dy viteve më parë. Ish-portieri i Liverpoolit, tashmë në radhët e Besiktasit në Turqi, sot u kofirmua “gardiani” i gabimeve qesharake.

Në sfidën e Europa League-s kundër Slovan Bratislavës, e humbur 4-2, pas një daljeje të shëmtuar jo vetëm që nuk e goditi mirë topin më kokë, por rrëzoi edhe shokun e skuadrës, duke u dhënë mundësinë futbollistëve kundërshtarë të zhbllokonin rezultatin (realizoi Kolar). Portierit gjerman, në mënyrë të përsëritur i shfaqen makthet e finales Real-Liverpool, ku ai mori protagonizmin me gafat e tij.

https://digitalb.vo.llnwd.net/supersport/wp-content/uploads/2019/09/Be%C5%9Fikta%C5%9F-ma%C3%A7%C4%B1nda-Loris-Kariusdan-inan%C4%B1lmaz-hata-UEFA-Avrupa-Slovan-Bratislava.mp4?_=1

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera