Sport

Lorik Cana zbulon ofertën që ia kishte bërë FSHF

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 13 October 2017

I ftuar nga Blendi Fevziu në emisionin Opinion, ish kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka folur për ofertë e marrë nga FSHF.
Ai ka treguar se e ka refuzuar për momentin, pasi do që të jetë drejtues i një klubi.

“Patjetër që kam patur ofertë. Nuk kemi biseduar për një rol konkret. Por, gjithsesi për raportim që kam me federatën e di që i kam dyert e hapura”, ka thënë ndër të tjera Cana, shkruan “newssport.al”.

“Dëshira ime nuk është të bëhem tani për tani trajner, por drejtues i një klubi. Brenda dy viteve do të filloj me një projekt të ri. Brenda dy viteve do ta zgjedh një vend ku do të punojë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera