Lorik Cana i rikthehet futbollit, kësaj radhe si drejtues

Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 10 September 2018
Lorik Cana kurrsesi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga futbolli. Ai do të rikthehet përsëri në botën e sportit më të ndjekur në planet, dhe jo vetëm si opinionist siç e kemi parë herët e fundit, por edhe si trajner.
Cana ka folur për Lalaziosiamonoi” ku është shprehur: “Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist. Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë”.
Por kurrsesi Cana nuk mund të rrinte pa komentuar edhe ecurinë e Shqipërisë dhe zhvillimin e futbollit të saj që pas pjesëmarrjes në Euro 2016.
“Futbolli shqiptar ka pasur një hov të madh falë rezultateve të fundit të kombëtares, flas për kualifikimin historik në Europianin e fundit. Ishte një vitrinë e mirë e cila tregoi se ka lojtarë mjaft të mirë në një vend ku futbolli është sporti numër 1. Një krenari kombëtare jo vetëm nga pikëpamja futbollistike, një sukses që na ka lejuar të vendosim Shqipërinë në hartën botërore, kishte publicitet të madh për lojtarët”.

Të tjera
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...
-
“Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë…” – Haziri flet për Kurtin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklarua...
-
Deputetja e Nismës konfirmon se ka shpresë për marrëveshje me VV-në: Kuvendit i duhet Limaj kryetar, një jurist që i di goxha mirë ligjet
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se “Kosova ka nevojë ta ketë në krye...
-
Bislimi në Bruksel për dialog me Serbinë: S’do të ishte në rregull t’i humbim këto shanse për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar ta...
-
Aksident mes traktorit dhe veturës në Vushtrri – Dy persona të lënduar
Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti mes një veture dhe traktori ...
-
Moti për nesër: Pritet një valë nxehtësie, temperaturat do të jenë tepër të larta
Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmësuar se “prej ditës së nesërme do të ke...
-
KDI pas takimit me Nismën: Hapi i parë, ditët në vijim takime të tjera për të kërkuar zgjidhje në funksion të stabilitetit institucional
Instituti Demokratik i Kosovës e cilësoi si “hap të parë derejt hapjes së dia...
-
Limaj takon KDI’në: Bllokimi i institucioneve i papranueshëm, tentimi për zgjedhje të reja, i dëmshëm për vendin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim me ...