Lorik Cana me film autobiografik për jetën dhe karrierën

Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 27 November 2018
Jeta dhe karriera e Lorik Canës tashmë vjen si film autobiografik për publikun shqiptar. Lajmin e ka dhënë ish-kapiteni i Shqipërisë në një postim në “Instagram”, ku zbulon se filmi do të jepet në kinema, në datën 5 dhjetor.
“Ky është posteri zyrtar i filmit ‘Lorik’, një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim, nga miku im Andi Deçka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë, por besoj ia ke dalë Andi me gjithë partnerët që të kanë mbështetur. Transmetimi i parë, 5 dhjetor!”, shkruante ai.
“LORIK” filmi dokumentar, që mban emrin e tij, do të jetë një histori e treguar nga ai dhe njerëzit më të afërt, që do të rrëfejnë sekrete për karrierën dhe jetën private të kapitenit Cana.
Dihet që një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka shumëçka për të treguar. Dhe, dritëhijet mbi jetën dhe karrierën e tij po vijnë në filmin dokumentar të realizuar nga Andi Deçka.
Prej futbollistëve në dokumentar marrin pjesë Djibril Sise, sulmuesi i njohur francez që ka luajtur me Lorik Canën dhe ish-futbollisti George Haxhi e Pape Diouf.
Por në dokumentar marrin pjesë edhe familjarët e një prej personaliteteve më të shquara, pikërisht babai i tij, Agim Cana që ka ndikuar shumë në karrierën e të birit, si dhe bashkëshortja italiane, Monika Cana. Pritet që Monica, nëna e një djali nga martesa me Lorikun, të rrëfejë pikët e forta dhe të dobëta të Lorikut si burrë dhe familjar.
Muzika është punuar nga Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, ndërkohë që pasi ka përfunduar filmi, Loriku është shprehur shumë entuziast. Ky dokumentar realizohet në 35- vjetorin e tij, pasi ka lënë karrierën futbollistike dhe është vendosur të jetojë familjarisht në Tiranë.

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...