Rozë

Lorik Cana këndon dhe hedh para në dasmën e Xhensilës dhe Besit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 September 2017

Dasma e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku ka mbledhur shumë personazhe të njohur VIP.

Ndër ta, i pranishëm ka qenë edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Presidenti Ilir Meta, këmbëkryq në sofrën e dasmës së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut (Video)

-Advertisement-

Ky i fundit duket se e ka shijuar në maksimum atmosferën e dasmës, veçanërisht momentin kur është shtruar sofra, dhe kanë filluar të këndohen këngët e vjetra, siç rëndom është zakon.

Ai madje nuk ka hezituar që në një moment të marr edhe vet mikrofonin duke kënduar këngën “Hajredin Pasha”, të cilën e kishte nisur Aurela Gaçe.

Dukja e yjeve në dasmën e Xhensilës dhe Besit (Foto)

U vërejt mjaft mirë që Cana nuk ka talent për muzikë, megjithatë ai e hijeshonte atmosferën duke hedhur edhe shuma të mëdha parash, gjatë kohës sa Aurela interpretonte.

Videoja e sjellë nga “Newsbomb.al” e tregon më së miri këtë moment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera