Lajme

Loriana Kuka flet para se të garojë në Lojërat Olimike ”Paris2024

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 31 July 2024

Xhudistja Loriana Kuka, do ta përfaqësojë Kosovën për herë të dytë në Lojërat Olimpike.

Kuka do të garojë ditën e nesërme në kategorinë deri në 68 kg, në ”Paris2024”

Ajo ka thënë se synon të jep maksimumin, pse jo edhe ti sjell Kosovës medaljen e tretë olimpike nga Parisi.

-Advertisement-

”Për mu ka qënë gëzim i madh që jam kualifiku për herë të dytë, shpresoj të shkoj më mirë se në heren e fundit. Synimi është me e jep maksimumin e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, ka deklaruar Loriana Kuka për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kujtojmë që Kosova ka fituar dy medalje olimpike në Lojërat Olimpike ”Paris2024”, me Distria Krasniqin që fitoi të argjendtën dhe Laura Fazliu të bronztën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera