Rozë

Lorenci konfirmoi lidhjen që kishte me Keisin, Sabiani reagon sërish ashpër: Bespremat duan të marrin vëmendje prej teje

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 26 March 2023

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother këngëtari Lorenc Hasrama, i cili u bë pjesë e shtëpisë pak ditë më parë ka rrëfyer për një romancë që kishte pasur me Keisin para disa kohësh.

Me hyrjen e Lorencit në shtëpi nga mediat u publikua historia e mëparshme e dyshes.

Por ky lajm nuk u prit mirë aspak nga Sabiani i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj mediave dhe e mohoi kategorikisht lidhjen mes Lorencit dhe Keisit.

-Advertisement-

“O media k…va qe e keni shpirtin me te zi se qymyri na i bet miqt e shoket dashnor e nxirrni besprem dhe ate djalin me keto lajme se keni miqesit te perbashket e te paskrupullt”, shkruante Sabiani një javë më parë në një story në Instagram.

Një reagim erdhi dhe mbrëmë nga këngëtari i cili duket se këtë herë akuzat i drejtohenin produksionit.

“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

Lorenci i pyetur në dhomën e rrëfimit, tregoi këtë histori nga jeta e tyre.

Por pavarësisht se kishte kërkuar që ajo gjë të mos transmetohej, Vëllai i Madh vendosi ta ndajë dje edhe me banorët e tjerë dhe me gjithë publikun.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera