Rozë

Loredana mbush 26 vjet, sjell pamje nga festa e ditëlindjes

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 02 September 2021

Loredana dje (e mërkurë) ka festuar ditëlindje e 26-të.

Për këtë ditë të veçantë për të, krahas urime që ka pranuar nga miq dhe familjarë, disa nga të cilët edhe i ndau me adhuruesit në Instagram, mbrëmja ishte e rezervuar për një festë madhështore.

Në imazhe që ajo ka postuar shihet pranë personave të saj më të afërt, ndërsa ishin kujdesur deri në detajin e fundit që këtij organizimi mos t’i mungonte asgjë.

Personazhi kryesor në këtë mbrëmje padyshim ishte vajza e saj, Hana, që ishte çdo moment pranë së ëmës.

-Advertisement-

Rikujtojmë që Loredana edhe gjatë këtij viti ka qenë aktive me disa projekte muzikore, i fundit erdhi në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik, që mban titullin “Mit Mir”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera