Rozë

Loredana i vë vulën lidhjes me Mozzik, publikon fotografi dorë për dore me një mashkull tjetër

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 16 January 2020

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që Loredana Zefi dhe Mozzik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo pavarësisht se nuk janë më bashkë dyshja ruajnë respektin ndaj njëri-tjetrit përshkak vajzës së tyre të vogël, Hanës.

Madje ditë më parë këngëtarja foli për arsyet se si erdhi ndarja Mozzik, ku sipas saj as ajo vet nuk e dinte arsyen e saktë, pasi ajo u shpreh se 80% të lidhjes e kanë kaluar shumë mirë.

-Advertisement-

Mirëpo kjo intervistë nuk u prit mjaft mirë nga Mozzik i cili përmes një postimi tha se ishte Loredana ajo e cila e ka bërë “bërllog” gjithë lidhjen e tyre.

E vetëm pak ditë pas kësaj interviste, Loredana Zefi tani ka publikuar fotografi nën shoqërinë e dikujt tjetër.

Në Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet dora e saj kapur me një dorë mashkulli, duke mos zbuluar më shumë, por dyshja shihet se janë duke udhëtuar drejt Parisit.

Ndryshe, një muaj më parë në media u përfol se Loredana Zefi është në lidhje dashurie me reperin gjerman Bonez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera