Sport

Lopetegui me plan special për Marcelon

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 05 September 2018

Shumica e lojtarëve të skuadrës së Real Madridit janë tubuar me kombëtaret e tyre për ndeshjet e radhës të cilat zhvillohen këtë fundjavë, por Marcelo qëndroi në Valdebebas pasi i është dhënë një ndërprerje e rrallë e ndeshjeve ndërkombëtare, shkruan GazetaFokus

Për këtë arsye, Julen Lopetegui ka hartuar një plan për të ndihmuar që Marcelo të kthehet në formën më të mirë gjatë dy javëve të ardhshme.

Fillimi i tij në sezonin  2018/19 nuk ka qenë më i miri. Braziliani kishte disa gabime të rralla dhe të kushtueshme në humbje ndaj Atletico Madridit në Super Kupën e UEFA-s. Marcelo gjithashtu u  zëvendësua ndaj Girona kur Portu konsiderohej se i shkaktoi shumë probleme skuadrës pikërisht në anën e tij.

-Advertisement-

Duke qenë se Marcelo ishte në Kupën e Botës, ku ai pësoi një lëndim, ai nuk ka pasur një sezon të zakonshëm dhe akoma nuk është plotsisht i rikuperuar për të qenë i gatshëm.

Megjithëatë, trajneri i Realit Lopetegui e ka mbrojtur 30-vjeçarin.

“Isha i kënaqur me javën fantastike në sencat stervitore që kishte pas këtij zëvendësimi”, tha trajneri për radio Onda Cero.

Ndoshta do të ketë dy javë të tjera në seancat stervitore për brazilianin, pasi Lopetegui përpiqet të rikthej atë në formën më të mirë para ndeshjes ndaj Athletico Bilbao e cila zhvillohet  më 15 shtator. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera