Lajme

Londra vendos rreth vizitës shtetërore të Trumpit në Britani

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 06 June 2017

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë sot se nuk ka arsyeje për ta anuluar vizitën shtetërore të Donald Trumpit në Britani, pasi presidenti amerikan e kritikoi ashpër reagimin e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, ndaj sulmit vdekjeprurës në Urën e Londrës.

Trump e kritikoi ashpër Khanin në Twitter, duke e akuzuar se po arsyetohej në mënyrë patetike, pasi që Khan kishte thënë se londinezët nuk duhet të alarmohen nga prezenca e madhe e policisë në rrugët e kryeqytetit pas sulmit që vrau shtatë persona, transmeton Express.

“Ai [Khan] ka plotësisht të drejtë të thotë atë që e ka thënë për t’i siguruar njerëzit në qytetin e tij rreth prezencës së oficerëve të armatosur nëpër rrugë,” ka thënë Johnson për BBC.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur nëse vizita e Trump duhet të anulohet, Johnson ka thënë: “Ftesa është bërë dhe është pranuar dhe nuk shoh arsyeje për ta ndryshuar këtë.”

Vizita e Trump në Britani është paraparë të ndodhë këtë muaj./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera