Londra po heton gjurmët e uranimit të zbuluara në një ngarkesë në aeroportin Heathrow

Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 12 January 2023
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon hetime pasi punonjësit e kufirit zbuluan gjurmë uraniumi në një ngarkesë në aeroportin Heathrow në Londër.
Policia Metropolitane njoftoi të mërkurën se me 29 dhjetor kishin gjetur gjurmë të një sasie mjaft të vogël uraniumi gjatë procesit rutinor të skanimit të një pakete me destinacion Mbretërinë e Bashkuar. Komanda kundër terrorizmit po zhvillon hetime ndërsa ende nuk ka të arrestuar.
Sipas njoftimeve nga rrjeti BBC, uraniumi ishte në një ngarkesë skrap metali. Gazeta “The Sun”, e cila raportoi fillimisht mbi ngjarjen, tha se dërgesa e kishte origjinën në Pakistan dhe mbërriti në një aeroplan nga Omani.
Richard Smith, drejtues i komandës kundër terrorizmit, tha se sasia e materialit të kontaminuar ishte “jashtëzakonisht e vogël dhe është vlerësuar nga ekspertët se nuk përbën kërcënim për publikun”.
Ai tha se “nuk duket të ketë lidhje me ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë”, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.
“Do të hetojmë në çdo drejtim për të gjetur origjinën dhe për t’u siguruar se nuk përbën kërcënime të mëtejshme”, tha ai. Zëdhënësi i Kryeministrit Rishi Sunak nuk pranoi të komentonte lidhur me hetimet./VOA

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...