Fun & Video

Londra ndal Uber

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 22 September 2017

Autoritetet e Transportit në Londër vendosën se kompanisë Uber nuk do t’i rinovohet licenca për shërbime private. Sipas rregullatorëve, kompania, e cila përmes aplikacionit të saj ofron gjeten e automjeteve për të lëvizur, nuk plotëson kushtet për të pasur licencën e operatorit privat.

Në komunikatën që bëri publik vendimin shkruhet se qasja dhe sjellja e Uber shfaqi mungesë përgjegjshmërie që mund të sjellë implikime për sigurinë e klientëve të saj dhe publikut. Vetë kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan mbështeti vendimin e rregullatorëve, pasi siguria e londinezëve vjen e para.

Kritikët e Uber prej kohësh ankohen se kjo kompani shkakton trafik në rrugët e Londrës dhe mbi të gjitha as që shqetësohet t’u bëjë veting shoferëve të saj, që kanë shkaktuar probleme dhe krime nga më të ndryshmet.

-Advertisement-

Uber ka 40.000 shofere në Londër, jo detyrimisht taksistë të licencuar, që ndajnë makinën e tyre me të tjerë për një pagesë dhe këtë e bën të mundur aplikacioni. Vetë Uber tha se do ta kundërshtojë vendimin e Londrës, autoritetet e së cilës treguan se nuk janë të hapura për kompanitë inovatore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera