Lajme

Londra kufizime të reja më të rrepta antiCOVID-19

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 15 October 2020

Kryebashkiaku i kryeqytetit britanik, Sadiq Khan, njoftoi sot se në Londër do të zbatohen kufizime më të rrepta, duke filluar nga e shtuna, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së COVID-19.

“Virusi po përhapet me shpejtësi në çdo cep të qytetit tonë”, tha Khan përpara Asamblesë Së Londrës.

“Nuk dëshiron kush të ketë më shumë kufizime, por kjo konsiderohet e nevojshme nga ana ime, udhëheqësit e Këshillit të Londrës dhe ministrat, për të mbrojtur jetën e londinezëve”, shtoi ai, raporton ATSh.

-Advertisement-

Kufizimet e reja ndalojnë miliona kryeqytetas që të takohen me persona të familjeve të tjera në ambientet e mbyllura. Masa vlen për shtëpitë, si edhe vende të tilla, si pub-et dhe restorantet.

Gjithashtu, londinezëve u këshillohet të shmangin transportin publik dhe, nëse është e mundur, të zvogëlojnë numrin e udhëtimeve që bëjnë.

Me masat e reja, kryeqyteti është zhvendosur në nivelin e dytë më të lartë në sistemin paralajmërues me tre nivele të Anglisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera