Londra akuzon Washingtonin lidhur me sulmin në Manchester
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 24 May 2017
Sipas qeverisë britanike kamikazi i Manchester nuk ka vepruar i vetëm ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona në lidhje me masakrën e mbrëmjes së të hënës. Londra nga ana e saj akuzon Washingtonin për rrjedhje informacioni për sa i përket ngjarjes.
Policia britanike ka arrestuar tre persona në lidhje me sulmin terrorist në Manchester. Ata u arrestuan në zonën jugore të qytetit ku ishte arrestuar një ditë më parë dhe vëllai i autorit të masakrës, duke bërë që në total të jenë katër personat e përfunduar në pranga në lidhje me atentatin në Manchester Arena
Lajmi bëhet i ditur në një kohë që ministria e brendshme e Londrës konfirmon se sipas hetuesve atentatori i Manchester nuk ka vepruar i vetëm. N ënj ëintervistë për BBC ministrja Amber Rudd deklaroi se 22 vjecari me origjinë nga Libia ishte një emër i njohur për shërbimin britanik të sigurisë, para sulmit të së hënës që i kushtoi jetën 22 personave
Në pritje të zhvillimeve të reja, qeveria e Londrës ka rritur nivelin e alarmit nga i rëndë në kritik, që nënkupton rrezikun e atentateve brenda një kohe të shkurtër. Douning Street ka nisur Operacionin Temperer, duke vendosur 3800 ushtarë në gadishmëri në të gjithë vendin. Pjesë e kësaj klime janë dhe tensionet mes Londrës dhe Uashingtonit me ministren e brendshme britanike Rud e cila kritikoi publikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për detajet konfidenciale mbi sulmin në Manchester, që janë publikuar nga mediat amerikane
Rud e cilësoi qëndrimin e Uashingtonit si irritues duke bërë të qartë se një episod i tillë nuk duhet të ndodhë më. Fjalë shumë të forta që tregojnë një tension në rritje mes dy vendeve aleate. Ministrja nuk saktësoi se për çfarë detajesh bëhet fjalë por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u publikuan lajme për faktin se atentatori ishte një kamikaz e madje dhe identiteti i tij.
E ndërsa përshkallëzohet tensioni mes Londrës dhe Uashingtonit hyn në skenë dhe Parisi me deklaratat e ministrit të brendshëm Gerard Collomb, sipas të cilit kamikazi i Manchester kishte qenë në Siri dhe kishte prova për lidhjet e tij me ISIS. Duke folur për televizionin framcez Bfm-tv, Gerard Collomb nuk ka dhënë detaje të mëtejshme duke saktësuar se nuk dihet ende nëse Abedi është pjesë e një rrjeti më të gjerë atentatorësh.
Në një mesazh drejtuar popullit britanik, kryeministrja Tereza Mej shpjegoi se ushtarët do të bashkohen me agjentët e policis ëpër të përforcuar masat e sigurisë në disa evenimente publike dhe në vende kyce përfshirë këtu dhe Bakingam Palace. Ushtarët do të jenë nën komandën e agjentëve të policisë.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...


































