Lajme

Londër “siberiane”, acari shkakton kaos në Britaninë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 12 December 2017

Londra është sot më e ftohtë sesa Moska. Britanikët u drodhën mbrëmjen e së enjtes nga temperatura që mbërrinin -13 gradë Celsius, ndërkohë që termometri në kryeqytetin rus shënonte -4 gradë.

Plot 2.300 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin, ndërsa dëbora ka shkaktuar një kaos të transportit që la të bllokuar me mijëra pasagjerë të “British Airways” për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve në “Heathrow”.

Ngërçet e qarkullimit rrugor kanë shtyrë mediet vendase ta pagëzojnë atë të djeshmen si “E hëna e zezë”. Kjo, sepse edhe 4.500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

-Advertisement-

Zyra e Meteorologjisë lëshoi për disa pjesë të vendit paralajmërime të nivelit “të verdhë” nga bora dhe akulli.

Kongresi i Sindikatave të Tregtisë u kërkoi punëdhënësve të mos e detyrojnë stafin të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme për të shkuar në punë, duke u kërkuar madje firmave t’i këshillojnë punonjësit e tyre se çfare duhet të bëjnë kur kushtet meteorologjike dhe mungesa e transportit ua vështirëson lëvizjen.

Moti i keq ka prekur edhe transportin hekurudhor. “Eurostar”-i u detyrua t’u kërkonte ndjesë pasagjerëve që udhëtonin ndërmjet Brukselit apo Parisit dhe Londrës, duke pranuar se rrugëtimi do të kishte vonesa për shkak të kushteve të vështira të motit në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të Europës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera