Fun & Video

Londër-Nju Jork në më pak se 3 orë, 10 mln shtesë për projektin

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 06 December 2017

Projekti për realizimin e “Boom Supersonic”, avionit që do të shkurtojë në gati 3 orë distancën kohore nga Londra në Nju Jork ka marrë edhe një investim prej 10 milionë dollarësh nga “Japan Airlines”

Avioni pritet të kapë një shpejtësi prej 2600 kilometra në orë dhe të udhëtojë 8300 kilometra pa patur nevojë për furnizim me karburant.

Ndryshe nga “Concordet” famëkeq të AirBus, avionët supersonikë të “Boom Supersonic” janë konceptuar më të vegjël. Kapaciteti maksimal i tyre do të jetë 55 persona dhe Scholl thotë se do të eliminohen të gjitha problemet e shfaqura me Concorde-n, si nxehja e madhe dhe deformimi i strukturës së avionit gjatë fluturimit si pasojë e shpejtësisë.

-Advertisement-

Avioni i ri pritet të nisë fluturimet në mesin e vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera