Lajme

Londër, furgoni përplas besimtarët që dilnin nga xhamia

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 19 June 2017

Një person vdiq dhe 10 të tjerë u plagosën kur një furgon u përplas mbi kalimtarët pranë një xhamie në veri të Londrës.

Raportet në media tregojnë se kamioni është ngjitur në trotuar e ka goditur grupin e njerëzve pak pas mesnatës, në “Finsbury Park”. Një 48-vjeçar ka përfunduar në pranga e sipas kryeministres Theresa May, policia po e trajton rastin si “sulm të mundshëm terrorist”.

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë deklaroi se furgoni është lëshuar qëllimisht në drejtim të besimtarëve. Besohet se shumë prej viktimave kanë qenë duke u larguar pas lutjeve të mbrëmjes në thyerjen e agjerimit të Ramazanit.

-Advertisement-

Këshilli e cilësoi incidentin një “manifestim të dhunshëm të islamofobisë” dhe kërkoi përforcimin e masave të sigurisë rreth xhamive. Sipas kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, forca policore shtesë janë duke u dërguar ndërkohë në mbrojtje të komuniteteve, sidomos atyre që mbajnë Ramazanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera