Lajme

Dyshime se Faton Hajrizi është në Bosnjë e Hercegovinë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 18 July 2024

Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka mësuar se në qytetin Bijelinë, Republika Sërpska, BeH, sot është arrestuar një person lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Loznicë, të Serbisë.

Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.

Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Artani në një lidhje direkte nga Gjermani.

Ai ka thënë se gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në Gjermani, dhe se vëllai i tij, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani.

Aty, Artani thotë se Fatoni ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku po dyshohet se Faton Hajrizi vrấu një polic serb dhe plagosi një tjetër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera