Sport

Lokaj i përgjigjet fuqishëm Kujtim Shalës pasi tha se Kombëtarja varet nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 25 May 2020

Ish- futbollisti i njohur nga Prizreni, Kujtim Shala, i cili ka luajtur për Partizanin gjatë viteve (1983 – 1984), ka dhënë sot një intervistë, për të cilën ka pasur reagime të shumta.

Shala thekson se rezultatet e Kombëtares vinë si produkt i djemve që kemi në diaspor dhe se meritat janë të djemve dhe jo të Federatës.

“Të gjithë jemi krenar me ecurinë dhe rezultatet e Kosovës e cila i ka tejkaluar pritshmëritë dhe e bëri krenar të gjithë kombin shqiptar. Rezultatet vijnë si produkt i djemve që kemi në diasporë dhe luajnë në klube të njohura. Këta futbollistë meritojnë komplimente dhe lutem që të vazhdojnë me sukses. Këto suksese janë të djemve dhe jo të Federatës, pasi ata arritën kulmin në klubet evropiane”, tha Kujtim Shala në një intervistë për Zërin.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ka reaguar edhe opininisti i Periskopit, Andin Lokaj.

“Çuditem me këtë reagim të një futbollisti me emër si Kujtim Shala të cilin e respektoj tej mase ngase ka qenë super-sulmues, por ai e din më së miri se një ekip i fortë krijohet kur mbrapa vetes ka ekipin tjetër, që do të thotë ekipin menaxhues”.

“Si do të kishte qenë e mundur që të krijohet ekip kaq i respektuar i Kombëtares si i joni që u krijua në një kohë rekord, pa menaxhimin mbrapa, pra pa ekipin e krijuar në krye me Presidentin Agim Ademi. “Pa të dhe ndihmësit e tij kjo nuk do të ndodhte, normalisht që lojtarët janë kualitativ, por pa punën e Federatës ku do të ishin ata? Nuk do ti njifte askush dhe ky është realiteti që po e mundon dikë”, tha Lokaj për Periskopin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera