Fun & Video

Lojtari vret pulën në fushë duke e goditur me shkelm

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 07 November 2019

Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në një fushë futbolli në Kroaci.

Ivan Gazdek, lojtar i skuadrës së NK Jelengrad, në mënyrë të pakuptueshme u sul brutalisht mbi disa pula të cilat kishin hyrë në fushë.

Ai gjuajti me shkelm njërën prej tyre duke e lënë të ngordhur në vend.

-Advertisement-

E sikur të mos mjaftonte me kaq, e kapi dhe e flaku përtej gardhit si të ishte një send, reaguan shoqatat në mbrojtje të shpendëve.

Shoqatat në Kroaci janë tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe njoftuan se kanë ngritur padi ndaj futbollistit.

Vetë lojtari ka thënë se do ta zgjidhë duke shkuar t’i blejë një pulë tjetër pronarit që e kishte.

E rëndë në fushë, futbollisti vret pulën duke i gjuajtur me shqelm on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera