Sport

Lojtari i Manchester United… shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 07 July 2017

Manchester United publikoi një fotografi të uniformës së sezonit të ri dhe si model përdori armenin Henrikh Mkhitaryan.

Por, kjo foto u bë tabelë qitjeje e talljeve të tifozëve, pasi në të duket qartë barku paksa i fryrë i mesfushorit, i cili duket se e ka ekzagjeruar me ushqimin gjatë pushimeve.

Ja disa nga mesazhet që bënë që “Djajtë e Kuq” ta fshinin postimin:

-Advertisement-

“Manchester United është i lumtur të njoftojë se armeni Henrikh Mkhitaryan po pret binjakë”.

“Henrikh Mkhitaryan duhet të stërvitet shumë pasi u paraqit tre muajsh shtatzënë pas pushimeve”.

“Manchester United do të prezantojë Lukakun sapo ta lindë armeni Mkhitaryan”.

“Manchester United duhet të huazojë një lojtar krahu kur Mkhitaryan të marrë lejen e lindjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera