Sport

Lojtari i sezoni? Van Dijk tradhton Liverpool-in, voton “armikun e madh”

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 09 April 2019

Ndërkohë mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka zbuluar publikisht votën e tij për lojtarin më të mirë të këtij sezoni. Holandezi pranoi hapur se nuk votuar për asnjë nga shokët e skuadrës së tij, duke ia dhënë votën Raheem Sterling, kundërshtarit të tyre të Manchester City, me të cilët po luftojnë për titullin kampion.

“Unë votova për Raheem Sterling. Bëra atë që mendova dhe mendoj se ai e meriton. Ai ka bërë një sezon fantastik. Mund të kisha votuar edhe për Bernardo Silva, apo disa lojtarë të tjerë të Manchester City. Por, unë jam i sinqertë, mendoj se Sterling është rritur shumë si lojtar”, shpjegoi votën e tij van Dijk.

Sa i përket luftës për titull kampion mbrojtësi holandez tha se Liverpool duhet ta mbajë kokën lart dhe tha se me pikët që kanë grumbulluar deri tani dhe vetëm me një humbje është diçka speciale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera