Sport

Lojtarët e Llapit do të agjërojnë në ndeshjen ndaj Prishtinës, presin fitore historike!

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 09 May 2019

Sulmuesi i Llapit, Festim Alidema ka zbuluar se ai dhe shumë lojtarë të ekipit do të agjërojnë në ndeshjen ‘jetike’ ndaj Prishtinës në Superligë.

Skuadra e Prishtinës pret Llapin të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 16:00 – në kuadër të xhiros së 31’të të Superligës së Kosovës.

Llapi dhe Prishtina janë duke luftuar për titullin kampion, andaj kjo ndeshje pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’ – për vazhdimësinë e kampionatit.

-Advertisement-

Llapi ndodhet në pozitën e dytë me 69 pikë – po aq sa Prishtina që ndodhet një pozitë më poshtë.

Alidema beson se skuadra e tij ka forcën e duhur që të mposhtë skuadrën e Prishtinës dhe të marshojë drejt titullit kampion.

“Ndeshja me Prishtinën do të jetë shumë e vështirë, pasi dihet se Prishtina ka një ekip shumë cilësor – mirëpo do ta japim maksimumin që të dalim fitues”, tha fillimisht Alidema për ‘GazetaBlic’.

“Unë mendoj që Llapi ka forcë ta mposhtë Prishtinën dhe do të japim maksimumin t’ja arrijmë qëllimit. Ne jemi përgatitur mirë për këtë lojë.”

Në fund Festim Alidema ka zbuluar se lojtarët e Llapit do të agjërojnë në ditën e ndeshjes.

“Po, shumica e lojtarëve ashtu dhe unë do të agjërojmë edhe në ditën e lojës”, zbuloi ai.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa Iftari në këtë ditë do të jetë në orën 19:53.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera