Sport

Lojtarët e Leipzig “ngrijnë” para Bayern, në temperatura -110 gradë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 25 October 2017

Leipzig do të ndeshet ditën e sotme ndaj Bayern Munchen në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë dhe në prag të kësaj sfide ka pasur një trajtim special për lojtarët e kësaj skuadre.

Një praktikë e përdorur edhe më herët, por mjaft e vështirë. Dy minuta e gjysmë në temperatura -110 gradë celsius dhe nuk është e lehtë.

Kjo teknikë e përdorur nga lojtarët e skuadrës gjermane ndihmon në një qarkullim më të mirë të gjakut dhe gjithashtu ul rrezikun nga dëmtimet.

-Advertisement-

Leipzig do të luajë ndaj Bayern ditën e sotme, por do të sfidojë sërish kampionët e Gjermanisë në fundjavë, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për kampionat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera