Sport

Lojtarët e klubit kosovar e ndajnë një pjesë të pagave për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 27 November 2019

Një tërmet shkatërrues e ka goditur të martën Shqipërinë, derisa epiqendra e tij ishte Durrësi.

Deri më tani raportohet për 27 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Klubi i futsallit, Mabetex Prishtina ka vendosur që t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

-Advertisement-

Klubi kryeqytetesa ka vendosur që një pjesë të rrogave të tyre të muajit nëntor t’i dorëzojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ky është njoftimi i plotë në “Facebook”:

Stafi teknik dhe lojtarët e klubit të kryeqytetit #MabetexPrishtina, kanë vendosur që një pjesë të rrogave të tyre të muajit nëntor ti dorozojnë për ndihmë për të dëmtuarit në shqipëri.

Mjetet i dorzuam tek tifo-grupi Plisat, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera