Sport

Lojërat “Tokyo 2020”, edhe 365 dite nga starti i eventit

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 24 July 2019

Festimet pushtuan Tokion teksa nisi numërimi mbrapsht i 365 ditëve nga starti i eventit më të rëndësishëm sportiv, ‘Lojërat Olimpike’ të vitit 2020. Me rastin e këtyre festimeve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prezantoi zyrtarisht medaljet që do t’u shpërndahen sportistëve që do të zënë 3 vendet e para në çdo disiplinë sportive; të arta; argjendta dhe të bronzta.

E veçanta e këtyre medaljeve që në total janë 5000 të tilla, është se ato janë krijuar nga smartphonët që nuk përdoreshin më të grumbulluara në të gjithë Japoninë.

Atmosfera ishte fantastike në Tokio në këtë ditë festimesh ku nuk mungoi presidenti i IOC, Thomas Bach, i cili shfaqi aftësitë e tij në sportin e skermës teksa dueloi me një fëmije

-Advertisement-

Nuk mund të rrinte pa u përfshirë në këtë eveniment as kryeministri japonez Shinzo Abe, që mori pjesë edhe në mbledhjen e IOC, madje hyrja e tij në sallë bëri xhiron e botës teksa Abe u pengua dhe për pak sa nuk u shemb në tokë.

Për Lojërat Olimpike të 2020 Tokio po shpenzon rreth 20 miliardë dollarë. Tashmë kanë përfunduar 5 nga 8 ambientet e reja sportive ku do të mbahen garat, ndërkohë që Stadiumi Ndërkombëtar tek i cili janë investuar 1.25 miliardë Dollarë është parashikuar të hapet në fund të këtij viti. Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të ardhshëm do të nisin në 24 korrik dhe do të përfundojnë në 9 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera