Lajme

Lojërat për Qeverinë e Kosovës, kjo është prapavija e protestave të opozitës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 26 April 2021

Albin Kurti ka vetëm dy muaj që është në krye të Qeverisë. Por, kjo ka mjaftuar që partitë opozitare të aktivizohen kundër Qeverisë së Kosovës.

Çdo vendim që merret nga Qeveria, bie në kundërshtim me opozitën. Madje, kohëve të fundit dy partitë politike, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kane paralajmëruar protesta.

Por, këto kundërshtime dhe paralajmërime nga opozita po shihen si prapavijë për zgjedhjet lokale.

-Advertisement-

Këto zgjedhje priten të mbahen në muajin tetor. Por, ekspertët shprehen se kjo është një mënyrë e opozitës që të fitojnë sa më shumë komuna, derisa shtojnë se opozita po krijon situata që në sy të qytetarëve të bie besimi i Qeverisë Kurti.

“Vdekje klinike” për opozitën?

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se opozita po krijojnë situata të paqena, për të humbur besimin në opinionin publik të Qeverisë së Kosovës.

“Partitë opozitare po krijojnë situata të paqena për të humbur besimin në opinionin publik të Qeverisë Kurti. Por, nuk mund të kërkohet aq shumë nga një qeverisje sapo ka filluar mandatin, pasi problemet në shtetin e Kosovës janë akumuluar për rreth dy dekada”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Ahmeti ka deklaruar se loja e opozitës po zhvillohet në kontekstin e zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen këtë vit.

“Krejt kjo lojë opozitarë është duku u zhvilluar në kontekstin e zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen në këtë vit. Partitë opozitare nuk e kanë komoditetin të heshtin edhe aty ku duhet, pasi nuk duan që rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit të përkthehet në këtë rezultat në zgjedhjet lokale. Përkthimi i këtij rezultati në zgjedhjet lokale do të ishte një “vdekje klinike” për të gjitha partitë opozitare. Prandaj, nuk i konsideroj serioze as të sinqerta frazat boshe të partive opozitare, të cilat kanë keq qeverisur me vendin dhe kanë instaluar krimin, korrupsionin, nepotizmin e klientelizmin”, ka deklaruar Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

Protestat e opozitës gjatë pandemisë, Bytyçi: Kundër produktive

Ndërkaq, opinionisti Adem Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve në pandemi.

“Protestat e tilla në kohë pandemie janë kundër produktive. Qeveria Kurti përkitazi me pensionet ka zbatuar një vendim të përkohshëm të qeverisë së mëparshme anti kushtetuese, me të cilin Qeveria e mëparshëm kishte rritur pensionet përkohësisht për shkak të pandemisë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Edhe Bytyçi mendon se prapavija e protestave të opozitës janë zgjedhjet lokale.

Partitë e opozitës protestat kundër qeverisë aktuale i organizojnë në këtë periudhë me prapavijë politike, me qëllim që me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të fitojnë sa më shumë përkrahjen e qytetarëve për t’i fituar zgjedhjet në më shumë komuna, mirëpo nuk besojë se një opsion i tillë do t’iu ndihmojë, sepse qytetarët e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të Pandemisë”, ka vlerësuar Adem Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti: PDK-së dhe AAK-së iu ka humbur rruga në oborr

Të njëjtin mendim sikurse parafolësi e ka Faton Mehmeti, analist politik, i cili thekson se një e gjë e tillë nuk pritet të ketë sukses.

“Natyrisht se ka të bëjë më zgjedhjet lokale, e për të cilat opozita, konkretisht PDK po lufton që mos të pësojë debaklin njësoj si me 14 shkurt. Qasja me të cilët PDK synon të përfitojë vota, nuk pritet t’i sjell sukses, përkundrazi vetëm e shpërfaq fytyrën e saj të vërtetë, fytyrën e mashtruesve”, ka cilësuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti ka shtuar se protestat në kohë pandemie tregojnë papërgjegjësi.

“Protestat e paralajmëruara nuk besoj se do të ndodhin, duke ditur se mbështetja për PDK dhe AAK është shumë e vogël, nuk besoj se kanë guxim ta bëjnë një gjë të tillë, por nëse ndodh do e kuptojnë se mbështetja për to vetëm sa ka rënë. Protestat në kohë pandemie tregojnë papërgjegjësi, e të cilat e rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve. PDK dhe AAK iu ka humb rruga në oborr, akoma janë të tensionuara nga debakli i 14 shkurtit”, ka përfunduar Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera