Auto&Tech

Lojërat “falas”, miliarda dollarë fitime në 2017-ën

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 05 February 2018

Kompania e studimi të videolojërave Superdata publikoi së fundmi raportin e vitit 2017 ku tregohet se sa para kanë shpenzuar të apasionuarit pas lojërave elektronike.

Vendi i parë shkon për “Battlegrounds Playerunknown”, që arkëtoi për vitin që lamë pas 714 milion dollarë, vendin e dytë e zë “Overwatch” me 382 milionë dollarë.

Por këto shifra nuk janë asgjë krahasuar me të ashtuquajturat lojëra falas, që përdoruesit instalojnë falas lojën në telefonat apo pajisjet e tyre, e më pas paguajnë për të qenë më të mirë, apo më të “fortë” në lojën online. Duke përfituar 69 % të mbi 33 miliardë dollarëve që janë shpenzuar gjatë 2017-së për lojëra kompjuterike. “League of Legends” ka arkëtuar 2.1 miliardë gjatë 2017-s, e ndjekur nga “Dungeon Fighter Online” që ka futur në “xhep” 1.6 miliardë.

-Advertisement-

Pra lojërat falas, nuk janë edhe aq falas, dhe po përfitojnë akoma edhe më shumë se videolojërat tradicionale për të cilat blihet më parë disku, apo aplikacioni i lojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera