Lajme

Lojërat e fatit janë ndaluar, por në Kamenicë po punojnë kazinotë

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 19 June 2019

Në Karaçevë të Kamenicës, ku mungojnë autoritetet kosovare, kanë filluar punën lojërat e fatit.

Nga këtu fillon zona neutrale e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it.

Kjo pjesë e Kamenicës nuk është nën mbikëqyrjen e autoriteteve kosovare.

-Advertisement-

Duke qenë se këtë pjesë nuk e kontrollon askush, disa persona kanë shfrytëzuar mundësinë që të merren me aktivitete ilegale.

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja kazino që dyshohet se vepron në Karaçevë të Kamenicës.

T7 ka mësuar se ky restorant që është në zonën neutrale, vepron në të vërtetë si kazino.

Ekipi ka provuar të kontaktojë me pronarët, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, në oborrin e këtij restoranti janë parë edhe reklama të lojërave të fatit.

Banorët e fshatit thonë të kenë lajmëruar policinë, mirëpo që nuk është ndërmarrë ende asgjë.

Nga Policia Rajonale në Gjilan thonë që kanë pranuar një ankesë të qytetarëve dhe të njëjtën sipas procedurave të parapara ligjore e kanë proceduar për trajtim dhe kompetencë të mëtejme tek njësitet kompetente.

Ndërkaq, në Administratën Tatimore të Kosovës thonë që me ligjin e ri ata nuk kanë më në detyrë monitorimin e çfarëdo aktiviteti si kazino.

Këtë vit, me urdhër të Qeverisë së Kosovës, janë mbyllur të gjitha lojërat e fatit në Kosovë, në afat prej 10 viteve. Kjo si pasojë e vrasjeve të njëpasnjëshme që ndodhën në këto objekte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera