Sport

Lojërat dimërore 2018, sulm kibernetik ndaj evenimentit

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 08 January 2018

Lojërat Olimpike Dimërore u bënë shënjestër e sulmeve te hakerave. Lajmi u konfirmua nga kompania e sigurisë kibernetike “McAfee”.

Kjo e fundit përpiloi një raport ku flitej se e-maile të infektuara me virus iu dërguan organizatorëve të këtyre Lojërave që do të mbahen në Korenë e Jugut. Në këtë raport nuk u identifikuan përgjegjësit e këtij sulmi, por “McAfee” lëshoi alarmin se ka të ngjarë që të ketë sulme të tjera kibernetike.

Mësohet se e-mailet ishin dërguar nga një adresë IP në Singapore duke u kërkuar marrësve të tyre që të lexonin një dokument të bashkangjitur që ishte në gjuhën koreane.

-Advertisement-

“McAfee” theksoi se hakerat u përpoqën që të gënjenin organizatorët duke i bërë të besonin se ato vinin nga Qendra Antiterrorizëm i Koresë së Jugut. Në disa raste hakerat kishin përdorur edhe një teknikë të quajtur steganografi e cila arrin të fshehë viruset në tekste dhe imazhe.

McAfee iu bëri jehonë paralajmërimeve të fundit të bëra nga Universiteti i Kalifornisë për mundësinë e sulmeve të tjera kibernetike në ngjarjet më të rëndësishme sportive. Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut do të zhvillohen në periudhën 9-25 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera