Lajme

“Loja” mes KGJK-së e gjykatave për dy gjyqtarët që nuk e respektuan vendimin për transferim

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 02 August 2018

Tre muaj më parë Veli Kryeziu, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është lajmëruar vullnetarisht për t`u transferuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai së bashku edhe me katër gjyqtarë të tjerë nga gjykata të ndryshme komunale është dashur që të transferohen për një periudhë gjashtëmujore në Prishtinë, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për t`i ndalë në ndihmë kësaj gjykate, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo Kryeziu dhe një gjyqtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Tomislav Petkoviq, nuk e kanë respektuar këtë vendim. Për gjyqtarin Petkoviq nuk dihen arsyet e mosparaqitjes, kurse gjyqtari Kryeziu i ka rënë “pishman” kur ka ardhur në Prishtinë.

-Advertisement-

Ka refuzuar që të gjykojë lëndë si kryetar i trupit gjykues. Ka kërkuar që të jetë vetëm si anëtar i trupit gjykues. Duke mos pranuar gjykimin e lëndëve nuk është paraqitur në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera